Gjiganti turk zyrtarizon Vedat Muriqin

0%

Fenerbahçe ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me yllin e Kosovës, Vedat Muriqin. Në njoftimin e saj lidhur me transferimin e Vedat Muriqit, bëri të ditur se sulmuesi yll do të jetë në Stamboll më 18 qershor në ora për të kryer kontrollet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

Në deklaratën e klubit verdhekaltër thuhet: “Futbollisti Vedat Muriqi, me të cilin klubi ynë ka arritur marrëveshje në parim, do të vijë sonte në Stamboll për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe për të përfunduar fazën e fundit të bisedimeve për transferimin. Aeroplani që transporton Vedat Muriqin do të aterojë sonte në ora në Terminalin Ndërkombëtar të Aeroportit Sabiha Gökçen.

E bëjmë këtë njoftim për opinionin publik”. Muriqi do të transferohet te Fenerbahçe nga Mallorca, me një shumë që raportohet rreth 15 milionë euro. Ylli dardan ishte edhe më parë pjesë e Fenerit, kur në sezonin 2019/20 shënonte 15 gola dhe dhuronte 5 asistime, për të kaluar më pas te Lazio, pas vetëm një sezoni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot