Shpërndaje në: Meksika dhe Koreja e Jugut kanë gjasa reale për ta siguruar që në xhiron e dytë avancimin në fazën nokaut të Kupës së Botës. Të dyja i fituan ndeshjet e para. Meksika e mposhti Afrikën e Jugut, kurse Koreja e Jugut fitoi ndaj Çekisë. Të dyja i kanë nga tri pikë në Grupin A, ndërsa ndeshja e radhës luhet në Zapopan të Guadalajaras nga ora në mëngjesin e së premtes.
Meksika e kishte fituar edhe ndeshjen e fundit në Botërorin 2022, ndërsa synon që për herën e parë në histori t’i regjistrojë tri fitore rresht në Kupë të Botës. Koreja e Jugut asnjëherë nuk i ka fituar dy ndeshjet e para në Botëror. Synon ta bëjë këtë për herën e parë. Meksika i ka fituar dy ndeshjet e kaluara ndaj Koresë së Jugut, të fundit në vitin 2018.
Në ndeshjet e ndërsjella, Meksika i ka tri fitore dhe një takim është mbyllur baras.
