Pjesëtarë të FSK-së përfundojnë trajnimin për zhytje në Shqipëri

0%

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimin “Zhytje Rifreskuese”, i cili u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Polumbarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Pashaliman të Vlorës.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, trajnimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, përmes Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimeve për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare të FSK-së.

FSK-ja bëri të ditur se trajnimi kishte për qëllim rifreskimin dhe avancimin e njohurive profesionale në zhytje, me fokus në teknikat moderne të zhytjes, sigurinë nënujore, planifikimin dhe realizimin e operacioneve të zhytjes, kontrollin e lundrueshmërisë, sistemin “buddy”, si dhe zhvillimin e aftësive për mësimdhënie dhe demonstrim praktik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas FSK-së, përmes këtij programi pjesëtarët kanë forcuar kapacitetet profesionale për realizimin e misioneve të kërkim-shpëtimit dhe operacioneve të specializuara nënujore. Bashkë me njoftimin, Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar edhe fotografi nga zhvillimi i trajnimit në Qendrën Kombëtare të Polumbarëve në Pashaliman të Vlorës.

Burimi: Kallxo