Komisioni Europian do të paraqesë pas verës propozimin për kufizimin e qasjes së fëmijëve në platformat e mediave sociale, ka bërë të ditur të hënën () shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen . “Fëmijëve tanë u duhet më shumë kohë në botën reale. Kohë për të luajtur, kohë për të krijuar miqësi, kohë për të bërë gabime.
Kohë për të formësuar identitetin e tyre, personalitetin e tyre, para se në vend të tyre t’i formësojë algoritmi”, ka deklaruar Leyen para gazetarëve në Bruksel. “Kjo nuk ka të bëjë nëse fëmijët mund të kenë qasje në media sociale. Kjo lidhet me atë se, nëse dhe kur mediat sociale mund të kenë qasje te fëmijët tanë”, ka thënë ajo.
Australia tashmë ka kufizuar qasjen e të miturve në mediat sociale dhe modelin e saj po e studiojnë dhe përshtatin edhe disa vende të tjera të botës pas shqetësimeve të ngritura nga shumë ekspertë për ndikimin e mediave sociale te fëmijët. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
