E kërkuar për dhunë në familje, 32-vjeçarja arrestohet në Prishtinë

0%

Një grua e kërkuar me urdhër-arrest për një rast të dhunës në familje është arrestuar në orët e para të mëngjesit në Prishtinë dhe është dërguar në vuajtje të dënimit, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për E.T. D. 32 vjeçare, e cila u arrestua më 13 korrik, rreth orës , nga zyrtarët e Stacionit Policor “Jugu” në Prishtinë.

Sipas informacioneve, ndaj saj ishte lëshuar urdhër-arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë, në lidhje me një rast të dhunës në familje. Pas arrestimit, 32-vjeçarja është dërguar në Burgun e Lipjanit, ku do ta vuajë dënimin me burgim, sipas urdhëresës së gjykatës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com