Zejnullah Gashi nominohet për Kryeprokuror të Shtetit

0%

Shpërndaje në: Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nominuar me pesë vota pro Zejnullah Gashin për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, raporton Ekonomia Online. Pas procesit të votimit në mbledhjen e KPK-së, kandidati Zejnullah Gashi mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Këshillit, duke u propozuar për dekretim te Presidentja e Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, para fillimit të votimit kishte prezantuar raportin final të Komisionit për vlerësimin e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Sipas raportit final, kandidati Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ishte renditur i pari me 91.6 pikë.

Pas tij ishin renditur: * Atdhe Dema, prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me 89.3 pikë; * Naim Abazi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me 89 pikë; * Rafet Halimi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me 87 pikë; * Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, me 86.3 pikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Arbëri 1 j. më parë Zejnullah Gashi është vlerësuar me më së shumti pikë për kryeprokuror Emri i Zejnullah Gashit tashmë do t’i dërgohet Presidentes së Republikës së Kosovës për dekretim si Kryeprokuror i Shtetit. Në mesin e kandidatëve nuk ka qenë kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, të cilin KPK-ja e pati zgjedhur në konkursin e rreth tre vjetëve më parë.

Në tetor të 2023-tës, presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e pati dekretuar Isufajn me arsyetimin se janë shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes. Që nga ajo kohë, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit është udhëhequr me ushtrues detyre.

Burimi: Koha