Shpërndaje në: Kundërthëniet rreth pezullimit të dënimit të sulmuesit amerikan Folarin Balogun morën tjetër kthesë dramatike. Vendimi për të lejuar Balogunin të luajë për SHBA-në ndaj Belgjikës, ndonëse në ndeshjen e mëparshme u përjashtua me të kuq, u mor vetëm nga kryetari i Komisionit Disiplinor të FIFA-s dhe pa përfshirjen e 17 anëtarëve të tjerë të komisionit.
Kështu të paktën ka raportuar “The Times” dhe më pas mediumet më të fuqishme në botë. Mohammad Al-Kamali i Emirateve të Bashkuara Arabe mori vendimin, pavarësisht se lojtari që ndëshkohet me të kuq mungon automatikisht në ndeshjen pasuese. Zbulimi vetëm ka rritur presionin ndaj FIFA-s dhe ka cenuar tutje integritetin e procesit të saj disiplinor.
Amerikani Balogun fillimisht u dënua me një ndeshje moslojë për shkak se u ndëshkua me të kuq ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Dhe është dashur të mungojë ndaj Belgjikës në fazën nokaut të Botërorit. Megjithatë Al-Kamali e ktheu dënimin me një ndeshje moslojë në dënim me kusht për një vit, po ashtu me një ndeshje moslojë. SHBA-ja humbi 4:1 nga Belgjika, me Balogunin në fushë.
Dhe ai vendim mbetet prej momenteve më të errëta të këtij Botërori. Ishte vendim kundërthënës që u mor vetëm pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, të rishikonte vendimin. Edhe Botë 1 o. më parë Birësuan një foshnjë nga Indonezia, tani rrezikojnë ta humbin pas hetimeve për trafikim “Kërkova rishikim sepse nuk mendoja se ishte faul.
E tëra që bëra ishte që kërkova rishikim, nuk thash që duhet ta bëjnë këtë. Nuk mund t’u them se çka të bëjnë”, kishte theksuar Trump. Trump më pas përshëndeti vendimin e FIFA. Tha se ndërhyrja e Balogunit nuk ishte faul, ndërsa arbitrin e ndeshjes, që ishte brazilian, e quajti “pak të dyshimtë”. Infantino nguli këmbë se nuk kishte ndikim në vendimin e Disiplinorit.
Ai tha se flet rregullisht me drejtues të shteteve, por se nuk ndërhyn në vendime që marrin organet e pavarura gjyqësore të FIFA-s. “Organet gjyqësore të FIFA-s janë të pavarura. Ato veprojnë në mënyrë autonome, zbatojnë Kodin Disiplinor të FIFA-s dhe vendosin për çështje bazuar në rregulloret në fuqi dhe faktet.
Pavarësia e tyre është thelbësore për besueshmërinë dhe integritetin e futbollit”, kishte theksuar Infantino. UEFA dhe shumë personalitete të futbollit kritikuan FIFA-n për vendimin për amerikanin. Edhe Botë 11 o. më parë Të paktën 27 viktima nga zjarri që përfshiu një lokal në Tajlandë Në raste, vendimet disiplinore merren nga një anëtar i vetëm i komisionit.
Vendimet zakonisht janë marrë nga zëvendëskryetari Jorge Palacio i Kolumbisë. Nga më shumë se 100 raste të mëparshme, ky është i pari që Al-Kamali ishte vendimmarrës i vetëm, shkruan “Fox Sports”. FIFA nuk ka publikuar arsyet për ndryshim të vendimit, duke nxitur polemika të tjera.
