Arrestohet një shofer në Prishtinë,  goditi një këmbësore

0%

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës , kur i dyshuari, duke drejtuar një automjet, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësore. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet.

Burimi: Telegrafi