Grabitje në kërcënimin e armës në Rahovec, policia po heton rastin

0%

Nën kërcënimin e armës, një person në Rahovec është detyruar që të ia jap paratë një të dyshuari. Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ndodhi të dielën rreth orës . “Është raportuar se një person i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës i kishte grabitur një shumë parash viktimës mashkull kosovar dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Fahri Fazliu”, në Rahovec. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Burimi: Kallxo