Një aleancë e fortë SHBA-Turqi është në të mirë të dy shteteve

0%

SHBA dhe Turqia janë aleatë strategjikë të shqiptarëve gjë të cilën e kanë deklaruar dhe e kanë vertetuar me fakte këto dy shtete miq të shqiptarëve.Armiqtë e shqiptarëve dhe mercenarët e tradhëtarët punojnë, dëshirojnë dhe përpiqen me të gjitha djallëzitë dhe marifetet antishqiptare që të sabotojnë dhe të prishin miqësinë shqiptaro-amerikane dhe atë shqiptaro-turke; duan që shqiptarët të mos kenë miq dhe aleatë.

Armiqtë e shqiptarëve dhe islamofobët shqipfolës ëndërrojnë dhe dëshirojnë që SHBA dhe Turqia të mos kenë marrëdhënie të mira politike, ushtarake dhe gjeostrategjike mes tyre.

Fakti se SHBA dhe Turqia kanë dy ushtritë më të mëdha në NATO; Fakti i prezencës së kontigjentit amerikan i KFOR-së pari dhe së dyti i atij të Turqisë në Kosovë; dhe Fakti i forcimit të aleancës strategjike SHBA-Turqi, këto fakte nuk u pëlqejnë armiqve dhe shteteve armike të Shqipërisë dhe të Kosovës por as disa islamofobëve shqipfolës serbo-grekofilë, dhe as disa pseudointelektualëve hipokritë e djallëzorë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dihet tashmë dhe është vertetuar se dy aleatët më të mëdhenj të shqiptarëve janë SHBA dhe Turqia. Dihet faktet se në ditët më të vëhtira ku janë gjëndur shqiptarët gjatë një shekulli që nga formimi i Shtetit shqiptar dhe në vazhdimësi, dihet se mbështetja kryesore nderkombetare për shqiptarët kanë qenë SHBA së pari dhe pas saj Turqia për sigurinë e shtetit shqiptar dhe për kontributin e tyre për clirimin e Kosovës, të njohjes së saj fillimisht dhe e para nga SHBA dhe e dyta po nga Turqia.

Dihet tashmë se mbështetjen kryesore dhe lobimin për njohjen e shtetit të Kosovës nga shtetet e tjera kontributorja dhe e para është SHBA dhe pas tyre është Turqia.

Dihet tashmë se Ushtrinë e Kosovës e kanë njohur , e stervisin dhe e armatosin kryesisht po SHBA dhe Turqia.SHBA dhe Turqia janë dy aleatët më të mëdhenj të shqiptarëve dhe janë edhe aletatët kryesorë dhe më të fuqishëm të NATO-s.Po kështu janë po SHBA dhe Turqia të cilat janë shprehur pro antarësimit të Kosovës në NATO.

Gjatë Samitit të NATO-s në Presidenti i SHBA-ve tha se :“Nëse Samiti nuk do të mbahej në Turqi, ku miku im është një lider shumë i fortë, është e mundur që nuk do të kisha ardhur,” tha ai, duke iu referuar presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.#topnews #topneëslajme ‘’Merhaba Asker’!

Trump përshëndeti në turqisht ushtrinë turke gjatë pritjes që iu rezervua në samitin e NATO-s në Turqi ku u prit nga Presidenti Erdogan Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nga Ankaraja, para Samitit të NATO-s, foli edhe për raportet me Turqinë.

Ai tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë aktualisht në nivelin më të mirë që kanë qenë ndonjëherë, transmeton Klankosova.tv “Marrëdhëniet, do të thosha, marrëdhëniet me Turqinë tani janë ndoshta më të mira se kurrë më parë”, tha Trumpi. Ai tha për Erdoganin, duke e cilësuar atë një “mik shumë të ngushtë” dhe duke theksuar se marrëdhënia mes tyre është “shumë e veçantë”.

“Turqia ka një udhëheqës shumë të fortë dhe një ushtri shumë të fuqishme. Kam respekt të madh për Presidentin Erdogan”, u shpreh Trump, duke shtuar se dy liderët mund të diskutojnë edhe për situatën në Iran. https://boldnews.al//trump-surprizon-ne-samitin-e-nato-s-erdogan-eshte-miku-im-do-ia-heqim-sanksionet/ Ndodh që kur ndonjë politikan , kryeministër dhe President i Kosovës dhe Shqipërisë që kur ata shprehin falenderim për sinqertetin , ndihmën dhe mbështetjen e Turqisë për sovranitetin , ngritjen e forcimin e shtetit ligjor, për mbështetjen nga Turqa për antarësim të Kosovës në NATO, dhe për forcimin e ushtrisë së Kosovës ndodhin shpërthime ‘kritikash’intriguese e fanatike kundër tyre, kur Turqia nuk ka asnjë lloj interesi dhe as pretendimi territorial ndaj Ksovës.

“Kur në vitin 1997 (gjatë krizës në Shqipëri) Greqia ishte e gatshme të dërgonte trupa ushtarake në jug të Shqipërisë, gjoja për të mbrojtur minoritetet greke në Shqipëri, qeveria turke u bëri të ditur grekëve se një sulm ushtarak mbi Shqipërinë do të konsiderohej nga qeveria turke si një sulm mbi Turqinë duke e detyruar qeverinë greke të deklarojë publikisht se nuk mund të dërgonte trupa greke në Shqipëri, sepse do të sulmohej nga aleati i saj historik, Turqia.

Në krizën e Shqipërisë 1996-97, në kuadër të operacionit “ALBA” Turqia dislokoi në Shqipëri 900 trupa për mbrojtjen e Shtetit shqiptar nga tendencat e Greqisë. Turqia akuzonte grekët për revoltat në Shqipëri”. https://ëëë.syri.net/politike/347821/1997-kur-kryeministrja-e-turqise-frenoi-nderhyrjen-e-ushtrise-greke-ne-shqiperi/ Treni me mesazhe nacionaliste serbe ishte nisur drejt Kosovës.

Sipas asaj që është bërë e ditur, një telefonatë kërcënuese nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, drejtuar presidentit serb të asaj kohe, Tomislav Nikoliç, e ndali të gjithë operacionin.

Mesazhi ishte i drejtpërdrejtë: nëse treni serb hyn në Kosovë, brenda 20 minutash avionët turq do të jenë mbi Beograd. https://www.facebook.com/Tvkoha.tv/posts/treni-provokues-serb-drejt-kosov%C3%ABs-dhe-telefonata-q%C3%AB-ndryshoi-gjith%C3%A7katreni-me-m/1316242187204827/ SHBA dhe Turqia por edhe Kroacia janë shtetet aleate të shqiptarëve që mbështesin Çështjen Shqiptare në Ballkan ,sepse këto e dinë mirë katastrofën që Europa u bëri shqiptarëve dhe trojeve shqiptare.

SHBA dhe Turqia e dinë mirë se cfarë dhune, krimesh dhe genocidi ushtruan kundër shqiptarëve shtetet fqinje sllave dhe Greqia me miratimin dhe me mbështetjen e Europws gjatë dy luftrave Ballkanike, të cilat ishin luftra për të grabituar trojet shqiptare dhe për t’a asimiluar e asgjësuar substancën kombëtare shqiptare.SHBA dhe Turqia e dinë mirë faktin e pastrimit etnik të Çamërisë dhe të trojeve shqiptare në ish Jugosllavi gjatë shekullit të 20-të.Prandaj SHBA dhe Turqia janë aleatët e dy shteteve shqiptare.

Burimi: Bota Sot