Zyrtare: Manchester United prezanton Andrey Santosin

0%

Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit brazilian Andrey Santos nga Chelsea. Klubi nga “Old Trafford” ka paguar 48 milionë funte, plus edhe 2 milionë funte të tjera në formë bonusesh për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit. Pas prezantimit si lojtar i ri i Manchester Unitedit, Santos nuk e fshehu emocionin për realizimin e një ëndrre të kahershme.

“Që kur isha i vogël kam ëndërruar këtë moment. Historia dhe përgjegjësia që vjen me këtë fanellë janë arsyeja pse jam këtu.” “Do ta shkruaj emrin tim në historinë e këtij klubi të madh”, deklaroi Andrey Santos pas nënshkrimit të kontratës. Ready to make his mark.

The Manchester United family welcomes you, @04Andrey 🤝🔴 — Manchester United (@ManUtd) July 13, 2026 Ndërkohë, Man Utd do të jetë aktive edhe më tej në afatin kalimtar veror ngase e ka kompletuar marrëveshjen për Youri Tielemans të Aston Villas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Unitedi edicionin tjetër synon të rikthehet në garë për titullin kampion pasi vitin e kaluar e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi