Java me mot të qëndrueshëm, me temperatura deri në 32°C

0%

Kosova do të ketë një javë me mot kryesisht të qëndrueshëm, ku do të ketë periudha me diell dhe vranësira. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në fillim të javës temperaturat do të jenë pranë vlerave mesatare për muajin korrik, ndërsa nga mesi i javës pritet një rritje graduale e temperaturave.

Gjatë së mërkurës dhe të enjtes parashikohen zhvillime të vranësirave, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe shkarkime rrufesh. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor dhe perëndimor me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa gjatë stuhive mund të ketë përforcime të përkohshme.

Të hënën moti do të jetë kryesisht me diell, me pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 24 deri në 27 gradë. Të martën pritet mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, me kalime të lehta vranësirash. Temperaturat minimale do të zbresin në 10–13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të mërkurën paraditja do të jetë me diell, por pasdite pritet shtim i vranësirave dhe reshje lokale të shoqëruara me shtrëngata e rrufe në disa rajone. Temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 32 gradë Celsius. Edhe të enjten do të ketë intervale me diell dhe vranësira.

Reshjet lokale dhe shtrëngatat do të jenë më të mundshme gjatë orëve të pasdites, ndërsa temperaturat ditore do të sillen nga 26 deri në 30 gradë Celsius. Në fund të javës, të premten, kushtet atmosferike pritet të përmirësohen. Moti do të jetë kryesisht me diell, me pak vranësira, ndërsa temperaturat maksimale do të ngjiten sërish deri në 32 gradë Celsius.

Burimi: Bota Sot