Një aksident trafiku është regjistruar sonte në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, ku një veturë ka përfunduar e përmbysur në rrugë. Bëhet fjalë për një vetaksident, ndërsa rrethanat që kanë çuar deri te humbja e kontrollit mbi automjetin ende nuk janë bërë të ditura. Nuk ka ende të dhëna zyrtare nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.
Policia e Kosovës pritet të dalë me më shumë detaje lidhur me rastin pas përfundimit të veprimeve në vendngjarje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
