Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetime pas raportimeve se më disa qytetarë në kryeqytet janë helmuar në ushqim. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana për Kallxo.com ka bërë të ditur se pas raportimit të rastit, menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
“Ju njoftojmë se më , Policia ka pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave. Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse”, ka njoftuar Pllana. Kallxo.com ka kontaktuar edhe me Klinikën Infektive lidhur me raportimet për helmimin e disa qytetarëve.
Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Ngjitëse, Vera Ndrejaj ka deklaruar se “pacientët janë në përcjellje të mjekëve kujdestar”, teksa shtoi se të dhëna më të detajuara do bëhen publike të hënën më .
