Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj. Aksidenti ka ndodhur rreth orës , ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjete, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Rreth orës , në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në vetura, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin ”, ka deklaruar Veseli.
