Shpërndaje në: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java do të karakterizohet nga mot relativisht i qëndrueshëm, me alternim të intervaleve me diell dhe vranësirave të herëpashershme.
Sipas IHMK-së, në fillim të javës temperaturat do të jenë pranë mesatareve klimatike për këtë periudhë, ndërsa nga mesi i javës pritet një rritje graduale e temperaturave, e cila do të sjellë mot më të ngrohtë.
Nga e mërkura deri të enjten parashihen kushte për zhvillim të vranësirave konvektive, të cilat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu, shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkime rrufesh. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe perëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa gjatë zhvillimit të proceseve konvektive mund të ketë përforcime të përkohshme.
Të hënën moti do të jetë kryesisht me diell dhe me pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 24 deri në 27 gradë. Të martën do të mbajë mot kryesisht me diell, me kalime të pakta vranësirash. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 26 deri në 30 gradë.
Të mërkurën pritet mot i ngrohtë me diell gjatë paradites, ndërsa pasdite do të ketë shtim të vranësirave. Në disa zona parashihen reshje lokale shiu, shtrëngata dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius. Edhe Arbëri 2 j. më parë Java nis me 38 gradë Celsius Edhe të enjten moti do të jetë pjesërisht i vranët, me intervale me diell.
Në disa zona do të vazhdojnë reshjet lokale të shiut të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht gjatë orëve të pasdites. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 30 gradë Celsius. Sipas parashikimit, të premten moti do të stabilizohet gradualisht.
Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me pak vranësira, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë sërish deri në 32 gradë Celsius.
