SHBA-të kanë konfirmuar se kanë nisur një valë të re sulmesh kundër Iranit në njëzet minutat e fundit. Komanda Qendrore e SHBA-së, tha se Donald Trump kishte urdhëruar sulmet “për t’i mbajtur forcat iraniane përgjegjëse” dhe se sulmet do ta degradonin më tej aftësinë e tyre për të sulmuar anijet tregtare, transmeton Telegrafi.
Disa shpërthime janë regjistruar në Iranin jugor në gjysmën e fundit, raporton media shtetërore iraniane. Irani thotë se sulme të reja janë duke u zhvilluar pranë Ngushticës së Hormuzit Më shumë se 10 shpërthime u dëgjuan në Bandar Abbas dhe Sirik, tha agjencia e lajmeve Fars.
SHBA-të këmbëngulin se Ngushtica e Hormuzit është e hapur, pavarësisht se Irani thotë se e ka mbyllur rrugën ujore për shkak të sulmeve të përsëritura. At 5 p.m. ET today, U.S. Central Command forces began launching more strikes against Iran to continue degrading their ability to attack civilian mariners and commercial ships freely transiting the Strait of Hormuz.
The Commander in Chief has directed the strikes to hold Iranian… — U.S. Central Command (@CENTCOM) July 12, 2026
