Përfundojnë punimet në gjysmën e rrugës “Fehmi Lladrovci”, Rama:

0%

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet në gjysmën e parë të rrugës “Fehmi Lladrovci”, e cila do të hapet për qarkullim gjatë mbrëmjes së sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama falënderoi qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë zhvillimit të punimeve. “Faleminderit qytetarëve për mirëkuptimin gjatë punimeve.

Punimet në gjysmën e parë të rrugës ‘Fehmi Lladrovci’ përfunduan. Sonte hapet rruga!”, ka shkruar ai./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi