Si e shmangu përjashtimin Lautaro Martinez?

0%

Shpërndaje në: Tifozë të shumtë në rrjetet sociale kanë komentuar ngjarjet që kanë ndodhur në ndeshjen Argjentina – Zvicra. Argjentina e siguroi gjysmëfinalen me Anglinë pas fitores 3:1 në vazhdime ndaj helvetikëve. Në mesin e shumë rasteve që ngjallën reagime, është folur edhe për një karton të kuq për Lautaro Martinezin. Sulmuesi i Interit e shënoi golin për 3:1 në minutën e 121-të.

Ai ishte ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 98-të. Pasi e shënoi golin, iu afrua tifozëve dhe festoi me ta. Njohës të futbollit besojnë së ai e meritoi kartonin e dytë të verdhë, përjashtimin nga loja dhe mungesën në gjysmëfinale ndaj “Tre Luanëve”.

Edhe Botërori 2026 1 o. më parë Si e ndihmoi nëna Jude Bellinghamin ta shmangë suspendimin Rregullorja thotë që nëse një lojtar i afrohet shumë tifozëve në festë dhe krijon rrezik për sigurinë e turmës, ndëshkohet me të verdhë. Por, Lautaro Martinezi shpëtoi pa u ndëshkuar dhe do të luajë ndaj Anglisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha