Janë hapur zyrtarisht Kampionatet Evropiane U20 që për tetë ditë do të mbahen në Prishtinë. Në Men’s 20 EHF Championship I e II paraqiten plot 12 ekipe kombëtare. Kampionatet i shpalli të hapura Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci dhe i deleguari i EHF-së, Tjark De Lange.
Kolgeci u ka dëshiruar mirëseardhje ekipeve kombëtare dhe përfaqësuesve të EHF-së, duke uruar për garë të fortë dhe interesante. Presidenti Kolgeci ka theksuar se këta dy Evropianë dëshmojnë që Prishtina tashmë është adresë e rëndësishme e hendbollit kontinental. Ceremonia hapëse u pasurua me pikë artistike, ndërsa janë shpalosur edhe flamujt e të gjitha vendeve pjesëmarrëse.