Legjenda e futbollit, Esat Mehmeti i drejtohet me fjalë interesante

0%

Legjenda e futbollit e Kosovës, Esat Mehmeti, me fjalë të mëdha për kapitenin e kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka. Djali nga Kosova kudo që luan po jep atomin e fundit në fushë dhe asnjëherë nuk i harron rrënjët e tij Ish portieri i mirënjohur Esat Mehmeti, ka disa fjalë interesante për Xhakën.

“Një roman që me vite po e shkruan Graniti nëpër botë, si shqiptar nga Kosova, nga zemra e Llapit që po luan e bart shiritin e kapitenit zviceran – Granit Xhaka…

Ato shtete që akoma hezitojnë ta njohin Republikën e Kosovën shtet të pavarur (si Argjentina Brazili…) pa fjalë, me profesionalizëm, modesti e kulturë Granit Xhaka me Jasharin iu futen frikën në palcë Messit me shokë që në fund të lodhur e të gëzuar u përqafuan me shtrëngim duarsh. Vërtetë madhështore… Tani e tutje do të na llogarisin me respektin më të madh në botën e futbollit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në mbamendje do të flitet e pritet që Shqiptarët – Kosova sigurisht do të marrin pjesë në të ardhmen e shkurt në Kampionatin Botëror të futbollit”, ka komentuar Esat Mehmeti.

Burimi: Bota Sot