Shpërndaje në: Jude Bellingham ka dhënë deklaratë shokuese si kundërpërgjigje për kritikat që përzgjedhësi Thomas Tuchel dha për lojtarët që i drejton tek Anglia. “Tre Luanët” avancuan në gjysmëfinale të Botërorit pas fitores 2:1 ndaj Norvegjisë. Por në qendër të vëmendjes pas ndeshjes kanë qenë Tuchel dhe Bellingham.
Tuchel deklaroi se lojtarët nuk e shfaqën më të mirën dhe bënë disa gabime teknike të cilat duhet përmirësuar. Ka dhënë edhe kritika të tjera. “Ndoshta ai nuk e di se si është të luash në këto kushte kundër Erling Haalandit, Martin Odegaardit, Antonio Nusas, Alexander Sorlothit. Nuk është e lehtë të luash kundër tyre”, është shprehur Bellingham.
Edhe Botërori 2026 1 muaj më parë Bellinghami duhet të luftojë për vendin e startuesit Për Bellinghamin e rëndësishme është fitorja, pavarësisht se në çfarë mënyre mund të arrihet ajo. “Nuk mund ta fitosh çdo ndeshje duke e qarkulluar topin dhe duke bërë me mijëra pasime. Ndonjëherë duhet të fitosh edhe në mënyrë të pisët”, theksoi superylli anglez.
