Shpërndaje në: Mesfushori N’Golo Kante, së bashku me Lucas Hernandezin dhe Robin Risser, janë të vetmit që nuk kanë luajtur asnjë minutë në Kupën e Botës deri më tani për Francën. “Kante ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, ndonëse ftesa nga Didier Deschamps nuk i ka munguar. Ky padyshim do të jetë turneu i fundit i madh i Kantes me Francën.
Ai do të mbushë 39 vjet deri në vitin 2030 dhe ardhja e Zinedine Zidane do të sjellë ndryshime brenda ekipit. Edhe nëse nuk luan asnjë minutë në Kupën e Botës, gjurmët e tij do të jenë të përjetshme. Askush nuk do ta harrojë paraqitjen e tij të jashtëzakonshme në Kupën e Botës 2018, ku ai u bë një nga mesfushorët më të mirë në botë.
Kante ka qenë, është dhe do të jetë një ikonë e Francës”, ka shkruar “AS” në shkrimin e gjatë kushtuar Kantes. Kante 35-vjeçar me fanellën e Francës ka dy gola në 69 paraqitje. Ai luan për Fenerbahçen.
