Shpërndaje në: Xhudistja Laurinë Gashi ka fituar medalje të bronztë në Kupën Evropiane për juniorë që në fundjavë u mbajt në Paks të Hungarisë. 20-vjeçarja garoi në kategorinë deri 52 kilogramë. E humbi luftën e parë nga rusja Valeria Kozlova. Por përmes repesazhit i shënoiu tri fitore për medalje bronzi. Mposhti xhudiste nga Hungaria, SHBA-ja dhe Suedia.
Kosovën e kanë përfaqësuar edhe tre xhudistë të tjerë, por që nuk fituan medalje. Kupat Evropiane janë gara cilësorë të xhudos për juniorë dhe për grupmoshat e tjera.
