Dyshime për helmim ushqimor në Prishtinë, rreth 20 persona

0%

Të paktën 20 persona janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nën dyshimin për helmim ushqimor. Pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë ditëve të fundit, ndërsa sipas mjekëve, ata po trajtohen për simptoma të ngjashme që lidhen me probleme gastrointestinale.

Shefi i ndërrimit në Klinikën Infektive, Izet Sadiku, për Sinjalin ka konfirmuar se rreth 20 pacientë janë të shtrirë për trajtim, ndërsa tre prej tyre janë pranuar gjatë së dielës. “Janë të hospitalizuar 16 pacientë që nga e premtja, në mesin e tyre tre kanë ardhur këtë të diel, por po vazhdojnë të vijnë”, ka deklaruar Sadiku.

Mjekët janë në pritje të rezultateve laboratorike për të përcaktuar shkakun e saktë të gjendjes së pacientëve dhe për të kuptuar nëse simptomat janë shkaktuar nga ndonjë ushqim i konsumuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Disa familjarë të pacientëve kanë shprehur dyshime për ushqimin që kanë konsumuar para shfaqjes së simptomave, duke treguar se të prekurit kanë pasur ankesa si të vjella, temperaturë dhe shqetësime në stomak. Ndërkohë, autoritetet ende nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar për burimin e dyshuar të helmimit, ndërsa hetimet dhe analizat laboratorike pritet të sqarojnë rrethanat e rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com