​Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

0%

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Obiliq, gjatë ditës së sotme, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”. Sipas policisë, operacioni policor ndërlidhet me një rast të vjedhjes që kishte ndodhur më në Obiliq.

“Personi i dyshuar, N.H., mashkull, 47 vjeç, është arrestuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar”, njofton policia. Ndërkohë, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimi: Bota Sot