Bisedimet për formimin e institucioneve – a është Feride Rushiti

0%

Feride Rushiti ishte kandidate për presidente kur legjislatura e 10-të e Kuvendit të Kosovës dështoi të zgjedh kreun e shtetit dhe vendi shkoi në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve kanë nisur bisedimet për formimin e institucioneve të reja, përfshirë zgjedhjen e presidentit.

Por, a është Rushiti sërish si kandidate potenciale për pozitën e të parës së shtetit? “Nuk jam në ato diskutime”- është përgjigja e shkurtër që Rushiti ka dhënë për Kallxo.com, më . Kallxo.com ka dërguar pyetje edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka dalë e para në zgjedhje, por deri në momentin e publikimi të këtij artikulli, nuk kanë kthyer përgjigje.

Në zgjedhjet e qershorit 2026, LVV fitoi 53 mandate. Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti më pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se preferojnë president apartiak. “Zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese. Është menduar që të bëhet në bashkëpunim me partitë tjera.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jemi për figurë konsensuale, që ka vlera të dëshmuara kombëtare, qytetare dhe profesionale”- deklaroi Kurti. Derisa Hamza pas takimit me Kurtin ka thënë se PDK do të qëndrojë në opozitë. Hamza ka thënë se në Kuvend përveç PDK-së janë edhe 98 deputetë tjerë dhe mund të kompletohen të gjitha institucionet.

“Ne do të bashkëpunojnë me të gjitha forcat politike në dobi dhe interes të qytetarëve të Kosovës dhe për të gjitha ato çështje në të cilat është interesi i Kosovës, vota e PDK do të jetë votë pro, duke përfshi marrëveshje financiare ndërkombëtare dhe që janë në interes të Kosovës”- deklaroi ai.

Pas takimit me Kurtin, ndonëse nuk ka folur ekskluzivisht për pozitën e presidentit, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se pa një marrëveshje në të cilën kjo parti ndihet e përfaqësuar, ata nuk kanë asnjë votë. “Po punojmë për dakordimin e parimeve, por ishte hap i mbarë për të hapur kapitujt e tjerë.

I kemi 30 ditë kohë për seancën konstituive e më pas edhe 60 ditë për presidentin. E mira është që po flasim para këtyre afateve”- deklaroi Abdixhiku pas takimit më . Derisa Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së më në emisionin Pressing në T7, ka thënë se partitë duhet të kenë një marrëveshje në pako. “Kësaj here kemi shkuar në zgjedhje për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit.

Kjo kërkon që partitë politike, duke e përfshirë rolin e partisë së parë… duhet të hyjnë në funksion të një bashkëpunimi dhe të arrihet një marrëveshje pako”- ka thënë Haziri. Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha ishin kandidate për presidente, megjithatë në natën e nuk u arrit të konsumohet asnjëri rund i votimit për president dhe vendi shkoi në zgjedhje.

Në atë seancë nuk morën pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. 28 prilli ishte afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri dhe rrjedhimisht vendi shkoi në zgjedhje. Aktualisht, Kosova ka ushtrues detyre të presidentit, Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit të legjislaturës së dhjetë.

Tash, me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, deputetët e legjislaturës së 11-të kanë 30 ditë afat për të konstituuar Kuvendin dhe menjëherë pas konstituimit të Kuvendit fillon afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit të ri. Në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit brenda këtij afati 60 ditor, vendi shkon përsëri në zgjedhje.

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka paralajmëruar se me partitë opozitare synon të gjejë një zgjidhje për të zgjedhur një president jopartiak. Nga PDK e LDK akoma nuk kanë dalë me qëndrim të qartë se a mbështesin president partiak apo jopartiak. Feride Rushiti është drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Në vitin 2025 ajo u nominua për Çmimin Nobel për Paqe.

Burimi: Kallxo