Edhe Senegali i bashkohet trendit të shkarkimeve

0%

Senegali ka vendosur të shkarkojë trajnerin e saj të deritanishëm, Pape Thiaw. Eliminimi nga Belgjika në raundin e 1/16-tave, la një shije të hidhur te kjo kombëtare pasi që ishin duke prirë 2-0 deri në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Thiaw, i bashkohet listës së trajnerëve që u larguan dhe u shkarkuan si Julian Nagelsmann, Roberto Martinez, Ronald Koeman, Marcelo Bielsa, Hong Myung-Bo, Steve Clarke, Miroslav Koubek, Sebastian Beccacece, Carlos Queiroz, Zlatko Daliq, Sabri Lamouchi, Hugo Broos dhe Herve Renard.

Ai kishte marrë drejtimin e “Luanëve të Terangas”, në vitin 2024 ku kishte arritur finalen e Kupës së Afrikës ku fillimisht e fitoi por më pas iu hoq titulli pas bojkotimit të tyre në minutat e fundit të finales, ku u ndanë të pakënaqur pas vendimit të VAR për t’i dhënë penallti Marokut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot