Oferta pritet nga Portugalia

0%

Me afrimin e Ismael Saibarit dhe Nathaniel Braun, Bajerni tashmë ka prezantuar dy përforcime të kushtueshme. Pas shitjes së portierit Aleksander Nubel, kampionët e Gjermanisë mund të sigurojnë të ardhura të tjera edhe nga largimi i lojtarëve të tjerë. Më në fund ka lëvizje konkrete sa i përket Zhoao Palinjas.

Bajerni është në kërkim të një blerësi të ri dhe duket se e ka gjetur atë në Lisbonë. Benfika po përgatit një ofertë për Bajernin në vlerën e 25 milionë eurove, pikërisht shuma që ishte raportuar së fundmi si çmimi i kërkuar nga klubi bavarez. Megjithatë, po diskutohet edhe një formulë tjetër: një huazim me tarifë prej 10 milionë eurosh dhe një detyrim blerjeje prej 15 milionë eurosh.

Në këtë rast, Bajerni do të mbulonte një pjesë të pagës së lojtarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot