Shkëputet një pjesë suvaje pranë Gjykatës së Durrësit, fasadat e

0%

Fasadat e amortizuara të pallateve janë kthyer në rrezik për qytetarët. Një pjesë suvaje u shkëput pak minuta më parë nga një objekt përgjatë rrugës “Aleksandër Goga”, në afërsi të gjykatës. Është vendosur perimetri i sigurisë, ndërkohë pak kohë më parë dhe nga godina e Gjykatë-Prokurorisë së Durrësit u shkëputën copa duke rënë në trotuar.

Ende sot ka një perimetër të improvizuar sigurie, pasi Prokuroria e Durrësit nuk ka marrë asnjë masë për të. Në rastin e fundit, zjarrfikësit e Durrësit po ndërhyjnë për të shmangur pasoja të tjera nga shkëputja e suvasë nga fasadat. Situata është e përsëritur në zona të ndryshme të qytetit bregdetar, përfshirë dhe godinat përgjatë rrugëve kryesore, por ende asnjë masë.

Burimi: Bota Sot