Botërori 2026 do të mbahet mend për fazën pas grupeve, që nuk ka prodhuar befasi të mëdha. Kjo për shkak se 24 nga 28 ndeshje kanë parë të kualifikohen skuadrat e kuotuara si më favorite. Surpriza të mëdha ndërkohë mund të quhen vetëm eliminimet e Gjermanisë dhe Brazilit, pavarësisht se përfshihen po ashtu Holanda e Kolumbia.
Sa i përket gjysmëfinales rezulton të jetë çdo gjë siç FIFA e projektoi. Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina kanë mbetur në fund. Bëhet fjalë për katër pretendentët kryesorë, të cilat FIFA i ndau në katër anë të ndryshme para shortit, me kushtin që të fitonin grupin. Kështu edhe ndodhi në Botëror. Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina fituan grupet respektive.
Ndaj u shmangën përballjet mes tyre përpara gjysmëfinaleve. Katër skuadrat në fjalë janë të pozicionuarat më lart në renditjen e FIFA-s. Sa i përket gjysmëfinaleve, Franca është favorite përballë Spanjës. Në anën tjetër qëndron Anglia me më shumë mundësi se Argjentina.
