Shpërndaje në: Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se zgjerimi i Kupës së Botës në 64 ekipe do të shqyrtohet pas përfundimit të Botërorit aktual. Turneu në SHBA, Kanada dhe Meksikë është i pari me 48 përfaqësuese. Deri në Katari 2022, në Botëror paraqiteshin 32 përfaqësuese.
Megjithatë Botërori me 48 përfaqësuese ka bërë që tetë përfaqësueseve të vendit të tretë në grupe të avancojnë në raundin nokaut. Dhe rritja e Botërorit në 64 përfaqësuese do të shmang kualifikimin nga vendi i tretë. Do të avancojnë vetëm dy përfaqësueset e para në grupe.
“E gjithë bota duhet të lejohet të ëndërroj për Botëror, jo vetëm Evropa apo Amerika e Jugut”, ka thënë Infantino për “Blue Sport”. Edhe Botërori 2026 2 j. më parë FIFA dëshiron ndryshim të rregullave për penallti Ai ka shtuar se zgjerimi aktual ishte sukses.
“Ju mund të shihni që kualiteti i ekipeve është në përgjithësi i lartë dhe po bëhet gjithnjë e më i lartë, në gjithë botën”, ka theksuar presidenti i FIFA-s.
