Pogradeci paralajmëron rivalët e Kategorisë së Parë

0%

Pogradeci po vijon me punën për përgatitjet e sezonit të ri në Kategorinë e Parë, aty ku do të provojnë sërish të arrijnë objektivin madhor e njëkohësisht, të panegociueshëm, ngjitjen në elitë në edicionin pasardhës.

Në një postim të shpërndarë së fundmi në rrjetet e tyre sociale, liqenorët shkruajnë se shumë shpejt skuadrës do t’i bashkohen elementë të rinj të cilët do t’i shtojnë nivelin e konkurrencës dhe për të dhënë impaktin e menjëhershëm. Ambiciet reflektojnë qartazi misionin e klubit pogradecar, t’i shkojnë deri në fund një rrugëtimi me një fund premtues e të arrirë.

POSTIMI: “KF Pogradeci vijon punën me vendosmëri në merkaton e verës, duke ndërtuar një skuadër me cilësi, karakter dhe ambicie për sezonin e ri. Në ditët në vijim do të zyrtarizohen afrimet e para, futbollistë të përzgjedhur për të rritur nivelin konkurrues të ekipit dhe për t’i dhënë skuadrës një impakt të menjëhershëm që në startin e kampionatit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Objektivi i klubit është i qartë dhe i panegociueshëm: KF Pogradeci do të jetë një pretendent serioz për ngjitjen në Kategorinë Superiore. Klubi do të vijojë të informojë tifozët dhe opinionin sportiv për çdo zhvillim zyrtar në lidhje me merkaton.”

Burimi: Bota Sot