Formati i ri dhe 10 skuadra që kërkojnë titullin në Superiore

0%

Më 13 korrik, në orën në “Shtëpinë e Futbollit”, të gjithë do të jenë sy e veshë drejt shortit që do të përcaktojë kalendarin për sezonit e ardhshëm 2026/27 të “Abissnet Superiore”.

Nga “Abissnet Superiore” e deri tek Kategoria e Parë, njihuni me formatin e miratuar të dy kampionateve për sezonin e ri Me një format të ri të miratuar nga Komiteti Ekzekutiv pranë FSHF-së, ky sezon pritet të jetë më ndryshe nga ai i sezonit të kaluar, pasi nuk ekziston më “Final Four” dhe do të ketë dy faza të rregullta, të përbëra nga 27 javë gjithsej. 10 skuadrat pjesëmarrëse të këtij edicioni janë KF Egnatia, AF Elbasani, KF Vllaznia, FC Dinamo City, FK Partizani, KF Tirana, FK Vora, KF Teuta, KF Laçi dhe KF Skënderbeu.

Burimi: Bota Sot