E dashura e Jude Bellingham tërheq vëmendjen nga tribunat gjatë

0%

Fitorja dramatike 2-1 e Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës u festua jo vetëm nga tifozët, por edhe nga partneret e futbollistëve anglezë, të cilat tërhoqën vëmendjen nga tribunat e stadiumit në Miami. Në mesin e tyre ishte edhe Ashlyn Castro, e dashura e Jude Bellingham, e cila ndoqi ndeshjen së bashku me nënën e futbollistit, Denise Bellingham.

Emocionet ishin të mëdha, pasi Bellingham shënoi golin e barazimit në fundin e pjesës së parë dhe më pas golin e fitores në kohën shtesë, duke siguruar kualifikimin e Anglisë në gjysmëfinale, shkruan DailyMail. Ashlyn Castro Pas ndeshjes, Ashlyn reagoi në rrjetet sociale me një fjalë të vetme: “E pabesueshme”.

Në tribunë ishte edhe Tolami Benson, e fejuara e Bukayo Saka, si dhe Kate Kane, bashkëshortja e kapitenit Harry Kane, Ellie Alderson, partnerja e Ollie Watkins, dhe Megan Pickford, bashkëshortja e portierit Jordan Pickford. Tolami Benson, e fejuara e Bukayo Saka Të gjitha u panë duke mbështetur “Tre Luanët”, ndërsa ndanë momente nga atmosfera festive edhe në rrjetet sociale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas suksesit të Anglisë, reagoi edhe Princi William, president i Federatës Angleze të Futbollit, i cili përgëzoi skuadrën për paraqitjen, duke e cilësuar atë një “ekip të veçantë” dhe duke shprehur besimin se kualifikimi në gjysmëfinale ishte plotësisht i merituar.

Burimi: Bota Sot