Një 33-vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos. Ngjarja e rëndë ka ndodhur që pasditen e së shtunës, teksa i riu Erkin Lika ka qenë duke bërë ngjitje me litar kur dyshohet se është rrëzuar dhe ka rënë në lumin Mat. 33-vjeçari dyshohet se ka rënë në një gropë thithëse. Në vendngjarje kanë mbërritur dhjetëra forca kërkimore si dhe palombarët e repartit RENEA.
Deri tani nuk është bërë e mundur nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të 33-vjeçarit.
Burimi:
Bota Sot
