SHBA goditi mbi 100 objektiva iraniane pas sulmit në Hormuz, Hegseth:

0%

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha se “Irani bëri një zgjedhje të keqe” duke hapur zjarr ndaj një anijeje tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe se tani po paguan çmimin. Komenti i tij vjen pas sulmeve që kreu SHBA për herë të tretë brenda kësaj jave ndaj objektivave iraniane, duke shënjestruar mbi 100 të tillë të shtunën.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se kishte nisur valën e sulmeve pasi Teherani kishte sulmuar një anije në Ngushticën e Hormuzit.

Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit tha se Hormuzi do të mbetej e mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, duke pretenduar se kishin qëlluar me të shtëna paralajmëruese drejt një anijeje që po përpiqej të kalonte nëpër një rrugë të paautorizuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot