Vinicius Junior është pranë zgjatjes së kontratës me Real Madridin përtej vitit 2027. Sulmuesi brazilian pritet ta vazhdojë aventurën me klubin madrilen edhe për disa sezone të tjera, me palët që janë shumë afër finalizimit të marrëveshjes së re.
Ndërkohë, 25-vjeçari ka reaguar për herë të parë pas eliminimit zhgënjyes të Brazilit nga Kupa e Botës 2026, duke e publikuar një mesazh emocional në rrjetet sociale. “Ju kërkoj falje dhe do të vazhdoj të luftoj për ëndrrën tonë që ta rikthejmë Brazilin në majën e futbollit botëror”, shkroi Vinicius, përcjell “Gazeta Express”.
Ai shtoi se kishte nevojë për disa ditë reflektimi para se të fliste publikisht për zhgënjimin: “Edhe pas katër vitesh, e gjeta veten duke menduar se çfarë të shkruaja pas një tjetër zhgënjimi në Kupën e Botës. Kam parë mijëra njerëz që na mbështetën dhe ndanë ëndrrën tonë, prandaj do të ishte e padrejtë të qëndroja në heshtje.
Megjithatë, më duheshin disa ditë për të reflektuar.” “Veshja e fanellës së kombëtares është krenaria më e madhe e jetës sime dhe eliminimi në fazën e 1/8 së finales është një ndjenjë shumë e vështirë për t’u përshkruar. Mbetet vetëm ta pranojmë dhimbjen, të mësojmë prej saj dhe të vazhdojmë të punojmë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Do të rikthehemi më të fortë.”
