Shtatë persona janë arrestuar të shtunën mbrëma në Gjakovë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më , rreth orës . Gjatë intervenimit në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë të shkurtër, një karikator, një fishek dhe katër gëzhoja.
“Të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor pas incidentit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, gjashtë prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
