Yakin shpërthen me akuza ndaj referit pas eliminimit të Zvicrës

0%

Pasi Zvicra u eliminua nga Kupa e Botës 2026 pas humbjes ndaj Argjentinës, trajneri Murat Yakin nuk e fshehu zhgënjimin e tij dhe i kritikoi ashpër vendimet e referëve, duke u ndalur veçanërisht te përjashtimi i Breel Embolos. Në konferencën për shtyp, trajneri zviceran e sulmoi hapur gjyqtarin portugez João Pinheiro, duke e konsideruar vendimin si momentin që ndryshoi rrjedhën e sfidës.

“Për atë karton nuk kishte asnjë arsye. Nuk e kuptoj fare. Ishte një situatë e padëmshme, pa rrezik. Gabimi i arbitrit na dëmtoi dhe e ndryshoi plotësisht planin tonë të lojës”, deklaroi Yakin. Ai vazhdoi më tej: “Ai vendim ishte thjesht i pabesueshëm. Nuk jam aspak dakord.

Kishte një kontakt të qartë dhe nuk e kuptoj se si referi dhe VAR-i arritën në atë përfundim.” Trajneri zviceran theksoi se skuadra e tij ka çdo të drejtë të ndihet e penalizuar, megjithatë shmangu çdo insinuatë se Argjentina ishte favorizuar. “Zvicra kishte çdo të drejtë të ndihej e dëmtuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Argjentina është një skuadër fantastike, por ndeshje të këtij niveli nuk duhet të vendosen nga episode kaq të diskutueshme arbitrimi.” Më pas ai shtoi : “Nuk do të thosha se Argjentina favorizohet. Ishte një ndeshje e hapur dhe e luftuar nga të dyja ekipet. Nuk fitoi futbolli, ne u ndëshkuam nga një gabim arbitrimi. Ishte momenti vendimtar i takimit.

Mund të ankohemi, por duhet t’i bëj komplimente Argjentinës. Nuk dua të shtoj asgjë më shumë.” Në fund, Yakin e analizoi edhe aspektin teknik të përballjes, duke i pranuar cilësinë e skuadrës së Lionel Scalonit. “ Duke i analizuar ndeshjet e fundit, kishim parë se Argjentina lë hapësira kur merr rreziqe. Ata luajnë siç u ka hije kampionëve.

Në fund, ai e uroi Argjentinën për vazhdimin e turneut. “Cilado nga katër gjysmëfinalistet mund ta fitojë Kupën e Botës. Ia uroj gjithë fatin Lionel Messit dhe Kombëtares së Argjentinës.”

Burimi: Bota Sot