Shtatin e ke si selvi, plot hijeshi e bukuri; por në kokë e në mendje, s’ke pikë urtie. Të njeh mbarë nahija: fryn kah fryn era, fyen e thyen ç’të dalë përpara, si dje, si sot, si përhera. Të duket vetja se detin e kalon edhe në këmbë; njerëzit i shkel pa mëshirë, madje i ha edhe me dhëmbë. Herë më ngjan si ujku, herë si dhelpra dinake; e shpejtë si era, por pa vlera fare.
Si dimri i egër, me borë e me shi, askund nuk lë ngrohtësi, veç ftohtësi e ligësi. Të fishkëllejnë gjithandej, kushdo e si do; si gjelin a bibën e detit, “fiu… fi…” të thonë.
