Reperi amerikan Kanye West mbajti mbrëmjen e së shtunës një koncert madhështor në Tiranë, duke sjellë një atmosferë elektrizuese dhe një spektakël që tërhoqi mijëra adhurues. Artisti u ngjit në skenë rreth orës , ku interpretoi disa nga hitet më të njohura të karrierës së tij.
Publiku e shoqëroi gjatë gjithë mbrëmjes me këngë, duartrokitje dhe brohoritje, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme. Koncerti u dallua për skenografinë mbresëlënëse, efektet vizuale dhe ndriçimin spektakolar. Vëmendjen më të madhe e tërhoqi skena në formë globi, e cila u bë elementi kryesor i shfaqjes dhe i dha koncertit një dimension unik artistik.
Pas koncertit ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili publikoi në Facebook një videokartolinë nga eventi. Ai e cilësoi koncertin si një mbrëmje magjike, duke theksuar se në Tiranë u mblodhën qytetarë nga 80 kombësi të ndryshme.
Sipas Ramës, organizimi i koncertit të Kanye West përbën një investim të rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik, ndërsa vlerësoi edhe ndikimin pozitiv që eventi pati në ekonominë e kryeqytetit.
