Ish – bashkëlojtarët përplasen fizikisht?

0%

Qendra e Miami Heat, Bam Adebayo, dyshohet se ka goditur me grusht ish-bashkëlojtarin e tij Tyler Herro gjatë një incidenti që ndodhi të premten në Las Vegas, ku po zhvillohet NBA Summer League, raportojnë mediat amerikane. Nga Miami Heat kanë bërë të ditur se janë në dijeni të incidentit, por nuk kanë dashur të japin komente shtesë.

Sipas ESPN, ngjarja ka ndodhur në një fushë stërvitore të vendosur brenda një hoteli në Las Vegas. Sipas raportimit të The Athletic, pas një debati të ashpër verbal, Adebayo iu afrua Herros dhe e goditi me grusht.

Shkaku i konfliktit thuhet se kanë qenë pamjet e publikuara në rrjetet sociale me mesazhe private të Herros, të cilat dolën në dritë pas transferimit të tij te Milwaukee Bucks, në kuadër të shkëmbimit ku ylli grek Giannis Antetokounmpo kaloi në Miami gjatë muajit qershor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në ato mesazhe, Herro kritikonte lojën e Adebayos, duke përmendur edhe kontratën e tij të madhe dhe pagën që kishte siguruar te Miami. Ironikisht, vetëm pak orë para se incidenti të bëhej publik, Herro kishte folur me tone pozitive për marrëdhënien e tij me ish-klubin dhe ish-bashkëlojtarët gjatë një interviste për platformën Prime. “Gjithçka është mirë në Miami.

Takova disa nga djemtë, stafin teknik… çdo gjë është në rregull mes nesh”, ishte shprehur Herro. Kur u pyet nga gazetarët për konfliktin e raportuar me Adebayon, ai nuk pranoi të jepte sqarime. “Komenti im i vetëm është: pa koment”, u përgjigj shkurt Herro, sipas South Florida Sun Sentinel.

Burimi: Bota Sot