“Nuk ka prova që topi preku kabllon” – FIFA publikon videon me sensor

0%

Anglia mposhti Norvegjinë në çerekfinalen e Kupës së Botës dhe siguroi një vend në gjysmëfinale, por kishte polemika për golin e dytë të Anglisë. Andreas Schjelderup kaloi norvegjezët në epërsi në minutën e 36-të, ndërsa Jude Bellingham përmbysi gjithçka me dy gola – të parin në minutën e dytë të kohës shtesë të pjesës së parë dhe të dytin në minutën e tretë të vazhdimeve.

Megjithatë, goli i parë i Bellinghamit shkaktoi polemika të mëdha. Aksioni i Anglisë nisi pas një largimi nga porta të portierit norvegjez Orjan Nyland, që në pamje të parë dukej jashtëzakonisht i shkurtër.

Menjëherë pas golit, Nyland protestoi te gjyqtari duke pretenduar se topi kishte prekur kabllon e kamerës ajrore, e cila ishte e varur mbi fushë. telegrafi.com Polemikat vazhduan edhe pas ndeshjes, ndërsa FIFA vendosi të reagojë publikisht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

FIFA: Sensori në top nuk regjistroi asnjë kontakt Përmes profilit zyrtar FIFA Media, organizata publikoi një video të aksionit së bashku me të dhënat e regjistruara nga sensori i integruar në top. “Para golit të Anglisë në minutën e 45+2 kundër Norvegjisë, sensori në top nuk regjistroi asnjë ndryshim në ‘rrahjet e zemrës’ të topit gjatë kohës që ai ishte në ajër.

Për këtë arsye, nuk ka asnjë provë që topi ka prekur kabllon mbi fushë dhe, si pasojë, nuk ka prova se trajektorja e tij ka ndryshuar”, thuhet në reagimin e FIFA-s.

Before England’s goal in minute 45+2 against Norway, the sensor in the Connected Ball showed no peak in the ‘heartbeat of the ball’ when in the air, and therefore no evidence that the ball touched the overhead wire and changed the movement of the ball. pic.twitter.com/gYf9ukfveT — FIFA Media (@fifamedia) July 11, 2026 Me këtë sqarim, FIFA mbështeti vendimin e ekipit të gjyqtarëve për ta pranuar golin e Anglisë, duke theksuar se teknologjia e përdorur në top nuk evidentoi asnjë kontakt me kabllon e kamerës ajrore.

Pavarësisht shpjegimit zyrtar, incidenti vazhdon të jetë një nga momentet më të diskutuara të çerekfinaleve të Kupës së Botës 2026.

Burimi: Telegrafi