Norvegjia për të vazhduar “përrallën”, Anglia për të vazhduar rrugën

0%

Në “Hard Rock Stadium” në Florida, Norvegjia do të përballet me Anglinë, në një çerekfinale që premton shumëçka. Nordikët vijnë në këtë takim, pasi eliminuan Brazilin 2-1, ndërsa Anglia pas fitores dramatike 2-3 ndaj vendasve të Meksikës. Norvegjia nuk ka asnjë mungesë për këtë takim dhe vjen me kapacitetin e plotë.

Për Anglinë mungon Jarell Quansah, i ndëshkuar me karton të kuq ndaj Meksikës. Nordikët do të kërkojnë për herë të parë në historinë e tyre të shkojnë në gjysmëfinale. Anglia për herë të fundit në një gjysmëfinale Botërori ka qenë në vitin 2018, kur u eliminua nga Kroacia.

Fituesi i këtij takimi do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Argjentinë-Zvicër, që luhet në orët e para të mëngjesit. FORMACIONET ZYRTARE: NORVEGJIA XI: Nyland; Ryerson, Ajer, Heggem, Moller Wolfe; Berg, Odegaard, Berge; Schjelderup, Haaland, Sorloth ANGLIA XI: Pickford; Konsa, Stones, Guehi, O’Reilly; Rice, Anderson, Bellingham; Madueke, Kane, Gordon.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot