Aksident i rëndë në Shqipëri, pesë persona mbetën të lënduar

0%

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Rrogozhinë–Peqin, pranë fshatit Sinaballaj. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa pesë persona kanë mbetur të lënduar. Tre prej të lënduarve janë transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin e Elbasanit, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spitalet e Durrësit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com