71-vjeçari në Lezhë dyshohet se u rrëzua duke ruajtur bagëtitë në

0%

Policia e Shtetit njofton se një i moshuar i cili ishte duke ruajtur bagëtitë në mal mbi Kalanë e Lezhës, dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime, duke e pasur të pamundur lëvizjen. Sipas njoftimit të datës , Shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës i shkuan në ndihmë.

“Pas marrjes së njoftimit se një i moshuar ishte dëmtuar në një zonë malore, mbi Kalanë e Lezhës, shërbimet e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me ekipin e urgjencës mjekësore të Spitalit Rajonal të Lezhës, kanë reaguar menjëherë”- thuhet në njoftim.

Më tej, në komunikatë theksohet se me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës bënë të mundur transportimin e tij në Spitalin Rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia tregon që për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, 71-vjeçari u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Burimi: Kallxo