Burime libaneze për Al Jazeera-kanë njoftuar këtë te shtunë se delegacione nga forcat e armatosura të SHBA-së dhe Libanit janë takuar për të hartuar një mekanizëm për zbatimin e të ashtuquajturës zonë pilot të parë në jug. Kjo vjen pas raportimeve në mediat libaneze dhe në Financial Times se një delegacion amerikan ndodhej në Bejrut për bisedime.
Marrëveshja kornizë e ndërmjetësuar nga SHBA -të midis Libanit dhe Izraelit përshkruan dy zona pilot për një tërheqje fillestare izraelite, ku ushtria libaneze do të marrë gradualisht përgjegjësi të plotë dhe efektive të sigurisë.
Ushtria izraelite nga ana tjetër ndërmori të shtunën një valë të re sulmesh ajrore në jug të Libanit, pavarësisht marrëveshjes mes Bejrutit dhe Tel Avivit për uljen e tensioneve dhe tërheqjen graduale të forcave izraelite.
