Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një objekt në territorin e komunës së Gazi Babës, një punëtor ra nga lartësia dhe humbi jetën. “Më , rreth orës , në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Gazi Babës, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një objekt në ndërtim, I.I. (52) nga Kumanova ka rënë nga një lartësi.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Shkup, ndërsa është njoftuar edhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
