​Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do të

0%

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në një diskutim me të rinjtë në Jalë, foli për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmetin. Rama tha se raporti i tij me Albin Kurtin është i mirë dhe se bëjnë shumë humor gjatë takimeve të tyre. Kryeministri Rama shtoi se po të kishte kamera në takimet e tyre “do të habitej e gjithë dynjaja”.

Megjithatë, Rama tha se Kosova s’është krahinë e Shqipërisë dhe se s’mund ta thërras Kurtin e t’i kërkojë ndonjë gjë. “Albinin e takoj me kënaqësi se na ecën muhabeti shumë mirë. Bëjmë shumë humor me njëri-tjetrin. Po të kishte kamerë, do të habitej e gjithë dynjaja.

Secili ka shtetin e vet, qeverinë e vet, mendjen e vet, fatmirësisht synimet i kemi të përbashkëta, metodat e ndryshme dhe s’ka problem. Unë qysh herët e kam pasur vijën time të kuqe, nuk bëj babën e askujt që ka shtëpinë e vet, Kosova ka institucionet e veta. Ka qenë një kohë ku i tregohej Kosovës çfarë duhet të bënte, kanë qenë vite brutale që kanë sjellë vetëm dëme”, tha Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai foli edhe për raportin e tij me Ali Ahmetin, duke thënë se është miqësi për të cilën është krenar. Gjithashtu ka treguar për përpjekjet e tij për të bërë bashkë faktorin politik shqiptar në Maqedoni të Veriut, me kërkesë të partive shqiptare.

Burimi: Telegrafi